FOTO+VIDEO/ Krim në Greqi, vjehrri qëllon për vdekje dhëndrin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2024, 21:36
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Greqi.
Sipas mediave greke, vjehrri ka ekzekutuar me armë zjarri dhëndrin e tij, baba i dy fëmijëve të mitur.
Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, para të shtënave dyshohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur fillimisht një përleshje fizike.
Pas vrasjes, një i afërm i autorit, që mësohet se është punonjës policie, ka njoftuar autoritetet për të shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin, me profesion mjek.
Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit.
