Mbahet sot Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor në Londër, Rama merr pjesë "online"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2024, 09:09
Ditën e sotme do të mbahet samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.
Ky aktivitet është organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim ku do të marrin pjesë krerët e qeverisë së 5 vendeve në rajon.
Është deklaruar se kryeministri Rama nuk do të ketë mundësi të jetë i pranishëm për shkak të axhendës, teksa pritet të jetë pjesë e diskutimeve nëpërmjet lidhjeve ‘online’.
Ky Samit që do të zhvillohet në qytetin e Londrës ka si synim të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe të promovojë projekte rajonale.
Sipas BERZH, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një rol kyç me më shumë se 18 miliardë euro të investuara.

