FOTO/ Rama merr pjesë në kremtimet e Karnavaleve në Shkodër, shfaqet krah kryebashkiakut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2024, 19:53
Kryeministri Edi Rama, gjatë padites së sotme (24 shkurt) ka zhvilluar një vizitë private në qytetin e Shkodrës.
Nën shoqërimin e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, kreu i qeveris bëri një ecje në pedonale deri tek kinema Millenium e cila është në rikonstruksion e sipër ndërsa e vizitoi nga afër.
Kryeministri po ashtu ka marrë pjesë edhe ne kremtimet e karnavaleve përpara bashkisë, ndërsa ndodhet nën praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij.
