“Dy vite më parë Ukraina u zgjua nën tmerr”, Përvjetori i luftës, Meta: Populli ukrainas është kthyer në frymëzim për botën
Kryetari i Partisë së Lirsë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me dy-vjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Meta teksa ka publikuar një foto të tij me Zelenskyn shkruan se dy vjet më parë Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër të Rusisë.
Ai shtonës prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën.
Dy vjet më parë Ukraina u zgjua nën tmerrin e agresionit të egër, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Rusisë.
Prej asaj dite, populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën, me rezistencën e tij heroike për liri dhe dinjitet, në mbrojtje të atdheut.
Partia e Lirisë qëndron në solidaritet dhe në mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe popullin e saj deri në rivendosjen e plotë të paqes dhe garantimit të sovranitetit shtetëror.
