“Do hedhim në erë tri ambasada dhe Parlamentin”, telefonata anonime ngre në këmbë policinë greke

Një telefonatë në mediat greke ka vënë në alarm autoritetet policore vendase. Sipas telefonatës, në orën 11:30 do të shpërthejnë tri bomba, një në Ambasadën e Izraelit, një Ambasadën Amerikane dhe një Ambasadën e Egjiptit.

Sikurse raporton SKAI, telefonuesi anonim kishte thënë se, bomba do të shpërthente në ambasadën amerikane, atë të Egjiptit dhe në ambasadën izraelite.

Forcat TEEM (Departamenti i Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje. Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë, ndërsa do të vijojë një kontroll i brendshëm i të gjitha godinave të sipërpërmendura.