Mes Julit, Romeos dhe vetes, Heidi zbulon se kë sheh fitues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2024, 21:47
Heidi u pyet sërish nga moderatori i spektaklit televiziv "BBVA3", se kë sheh si fitues ndërmjet vetes, Romeos dhe Julit.
“Nëse në finale jam unë dhe Romeo, shoh Romeon fitues. Unë shoh gabime tek vetja për lojën, sepse nuk reagoj për disa gjëra, nuk jam aq shumë aktive, nuk kam aq shumë argumenta. Julin nuk e shoh fitues, sepse nuk është i paqëndrueshëm, jo koherent. E shoh sa andej, sa këtej. Edhe mes Julit dhe Romeos, shoh sërish Romeon fitues.”- tha Heidi.
