Ellie Goulding konfirmon ndarjen nga bashkëshorti pas 4 vitesh martesë
Ellie Goulding ka njoftuar se është ndarë nga bashkëshorti i saj Caspar Jopling.
Këngëtarja 37-vjeçare dhe Caspar, 32-vjeç, u martuan në një ceremoni të mbushur me njerëz të famshëm pesë vjet më parë. Ata u bënë prindër të një djali të quajtur, Arthur, në vitin 2021.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Instagram, Goulding tha se asaj nuk i kishte mbetur asnjë zgjidhje veçse të njoftonte publikisht se ata janë ndarë për disa kohë.
Këngëtarja e lindur në Hertfordshire shkroi:
“Në dritën e historive të fundit, ndjej se nuk më ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër veçse t’ju bëj të ditur të gjithëve se unë dhe Caspar u ndamë privatisht disa kohë më parë.
“Ne mbetemi miqtë më të afërt dhe kemi qenë bashkë-prindëror me sukses me interesat më të mira të djalit tonë.
“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë privatësinë e familjes sonë dhe falënderojmë njerëzit paraprakisht për respektimin e dëshirave tona – nuk do të komentojmë më tej.”

