Juli flet për raportin mes Romeos dhe Heidit: Nëse unë jam pengesë për ta…

Javën e kaluar Heidi u pyet se kë sheh si Lider, pyetje së cilës ajo iu shmang.

Kjo gjë solli aludime të shumta nga banorët, ku Juli mbrëmjen e sotme sqaroi anën e tij.

“Sa herë flas për Bacin, shoh një vajzë me të cilën bëj gjithmonë humor. Nëse të dy, Romeo dhe Heidi, kanë një vështirësi, qoftë pak sepse unë jam në mes, unë tërhiqem sepse unë nuk kam asnjë lloj të keqe nga kjo histori. Përkundrazi, do doja të shkonin sa më mirë. Unë di të them që këtu ka filluar një luftë mes çifteve, por unë nuk jam pjesë e kësaj lufte”- tha Juli