ARRSH: Bllokim i trafikut në segmentin ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rrashbull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 16:10
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i trafikut rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rrashbull.
Sipas ARRSH-së, mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.
Për të mos vështirësuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sonte në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit të së premtes.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
