Tiranë/ Kamioni përmbyset në rrugë, merr para disa automjete. Lëndohet shoferi

Një automjet tip kamion është përmbysur në rrugën ““Ramazan Gaxherri”” në kryeqytet dhe për pasojë ka përplasur tre makina, mes tyre një taksi dhe një automjet tip “BMW”.

Shoferi i kamionit ka mbetur i lënduar. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.