Në rrethe nuk ka psikologë/ Emigrimi dhe lëvizja drejt Tiranës “zbrazi” qytetet “e vogla”

Qytetet kanë nisur të ndiejnë edhe mungesën e psikologëve. Çështja u ngrit në tryezën me pushtetin vendor ku si shkak u rendit emigrimi dhe lëvizja e popullsisë drejt Tiranës. Nga ana tjetër psikologët tashmë do të kenë edhe certifikim të BE, gjë që do t'i lejojë të punojnë më lehtësisht në Unionin Evropian

Emigrimi jashtë vendit dhe përqendrimi i popullsisë në tiranë, ka shkaktuar mungesë të psikologëve në qytete.

Në takimin me përfaqësues të pushtetit vendor u vu re mungesa e ekspertëve në institucionet arsimore por edhe në sistemin shëndetësor.

Shërbimi psiko-social në sistemin parashkollor shihet si sfidë që kërkon bashkëpunimin e familjes së të vegjëlve.

Në rrethe nuk ka psikologë/ Emigrimi dhe lëvizja drejt

Presidentja e Urdhrit, Valbona Treska, lajmëroi se tashmë psikologët do të kenë në dorë edhe një certifikim evropian, duke u hapur rrugën të veprojnë në çdo vend të Unionit.

Përfaqësuesit e Bashkisë së Durrësit e pranishme në takim kërkoi ngritjen e Qendrës së trajtimit të Shëndetit Mendor dhe trajnimin e psikologëve për t’u rritur profesionalisht.