Promovimi i turizmit, Rama: Alpet tona, maja që prekin qiejt e rrëmbejnë zemrat e udhëtarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 10:07
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Alpet Shqiptare. Kreu i qeverisë u shpreh se, majat e Alpeve tona prekin qiejt e rrëmbejnë zemrat e udhëtarëve që i shkelin.
Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit).
Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit janë të pakta dhe në gjendje të keqe. Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.

