Sot Rihanna feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën Mbretëresha e Pop-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2024, 19:23
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 36 vjeç. Me hitet si "Pon de replay", "Umbrella" dhe "SOS", Robyn Rihanna Fenty, e njohur më mirë si Rihanna, u bë e famshme ne te gjithe boten.
Pothuajse dy dekada më vonë, Rihanna ka krijuar nje tjeter imazh per veten si një biznesmene me famë, përveçse një këngëtare e fortë.
Në 36 vitet e saj, ne e kemi njohur Rihannën si një artiste, sipërmarrëse, nënë e dy fëmijëve me ASAP Rocky dhe si një interpretuese unike pas performancës së saj ikonike në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl 2023.

