Nuk i bënë homazhe, organizatorët e BAFTA tregojnë arsyen pse nuk e përfshinë aktorin e ndjerë Matthew Perry

Organizatorët e BAFTA-s kanë mbrojtur vendimin për të hequr aktorin e ‘Friends’ Matthew Perry nga seksioni 'in memoriam' të këtij viti dhe thanë se ai do të nderohet në çmimet e tyre televizive. Çmimet vjetore të filmit të ‘Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit’ u zhvilluan në Londër të dielën në mbrëmje.

Aktorja e ‘Ted Lasso’, Hannah Waddingham, performoi një version të ri të "Time After Time" të Cyndi Lauper ndërsa u shfaqën në ekran homazhe për yjet që kanë vdekur në 12 muajt e fundit. Segmenti shfaqi yllin e Mary Poppins, Glynis Johns, aktoren Jane Birkin, legjendën e muzikës Tina Turner dhe aktorin e Dumbledore, Michael Gambon.

Megjithatë, ylli i ‘Friends’ Perry i cili vdiq në moshën 54-vjeçare tetorin e kaluar nuk u përmend. Fansat ndanë zhgënjimin e tyre në X, dhe BAFTA ka dhënë një deklaratë për këtë çështje.

Në përgjigje të një përdoruesi të mediave sociale që vinte në dyshim mungesën e aktorit, llogaria e BAFTA tha: Matthew Perry do të nderohet në ceremoninë e çmimeve televizive të këtij viti.

BAFTA-t e së dielës panë Oppenheimer të dominojë listën e fituesve, duke marrë shtatë çmime. Ceremonia u drejtua nga aktori i ‘Doctor Who’ dhe ‘Good Omens’, David Tennant. BAFTA-t televizive do të zhvillohen në maj të këtij viti.