Allimadhi: Të gjitha të ftuar në bashkimin opozitar, ftesa për Bashën qëndron akoma
Adriatik Alimadhi kreu i Partisë Balli kombëtar në një intervistë për Ora News u shpreh se partitë opozitare u takuan për të institucionalizuar bashkimin e tyre.
Ai shtoi se ka pasur ftesë për Bashën dhe theksoi që shpreson që kreu i demokratëve të bëhet pjesë e kësaj nisme tashmë të startuar pak ditë më parë.
Allimadhi: Ky ishte takimi i parë i këtyre subjekteve për të institucionalizuar bashkimin opozitar, u diskutuan ato që janë bërë publike dhe u lanë disa porosi ku ky koalicion do të funksionojë për të gjithë që e ndjejnë vetën në opozitë.
Ka pasur ftesë për Bashën me sa di unë, por nuk e shoh problem këtë koalicion, por funksionimin e Partisë Demokratike. Kjo është një pjesë e procedurës së tyre dhe shpresoj që Basha të bëhet pjesë e koalicioni sepse ftesa qëndron akoma.
