VIDEO/ Si e paralajmëroi nga Shkodra Ilir Meta shembjen e rrugës “super të shtrenjtë, por pa standarde” Korçë-Ersekë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar këtë të hënë për shembjen e rrugës “super të shtrenjtë, por pa standarde” Korçë-Ersekë.

Përmes rrjeteve sociale, Meta sjell pjesë nga fjalimi i tij në Shkodër në takimin me strukturat e partisë që ai drejton, ku më 10 shkurt ai e paralajmëroi publikisht ngjarjen e djeshme.

“Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë, por pa standarde, "Korçë-Ersekë", që rrezikon të përsëritet në "Kardhiq-Delvinë", por dhe në rrugët e tjera të florinjta të "Rilindjes".

"Veprat" më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo!

VIDEO/ Si e paralajmëroi nga Shkodra Ilir Meta shembjen e rrugës

Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta teksa publikon dhe videon e paralajmërimit nga Shkodra.