(Pa)Siguria, Hasani në Konferencën e Mynihut: Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me disa homologë të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ministri tha se ishte takuar me ta dhe kishte diskutuar agjendën dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.
“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga ???????? Mariya Gabriel, ???????? Donika Gërvalla-Schëarz, ???????? Ian Borg, ???????? Grlic Radman, ???????? Ilia Darchiashvili, ???????? Mihai Popșoi, ???????? Elmedin Konaković,???????? Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, ???????? të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.
Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.
#MSC2024”, shkruan Hasani.
At @MunSecConf I had productive meetings with my counterparts ???????? @GabrielMariya,????????@gervallaschwarz,
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 18, 2024
???????? @MinisterIanBorg, ????????@grlicradman, ???????? @iliadarch, ???????? @MihaiPopsoi, ???????? @EricBeisswenger, State Secretary Susanne Baumann, ???????? Special Envoy Lord Stuart Peach and @aliciakearns.… pic.twitter.com/yMQ90qLOvS
