Ervin Salianji nga Kavaja: Aksioni i madh politik nis të martën e 20 shkurtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 22:17
Në kuadër të takimeve me mbështetës në Kavajë, deputeti Ervin Salianji shkruan se qytetarët e kësaj zone janë gati t’i tregojnë rilindjes në çdo moment forcën e njerëzve të lirë.
Reagimi:
Në çdo lagje, qytetarët e Kavajës janë gati t’i tregojnë rilindjes në çdo moment forcën e njerëzve të lirë e të papërkulur.
Siç e ndalëm qeverinë në zgjedhjet e fundit, do të qëndrojmë të bashkuar për Kavajën e Shqipërinë në aksionin e madh politik që nis të martën, me 20 shkurt, para Kryeministrisë!
