Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi “kyç” gojën para prokurorëve, refuzon bashkëpunimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2024, 09:38
I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit 2023, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Paraditen e 17-janarit 28-vjeçari, u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.
Gjatë bisedës me Portugezin përfaqësuesit e organit të akuzës, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit. /BW


