Musk: Putin nuk ka asnjë shans të humbasë luftën në Ukrainë

Miliarderi amerikan Elon Musk tha se “nuk ka asnjë shans” që presidenti rus Vladimir Putin të mund të humbasë luftën në Ukrainë, duke shtuar se paketa e ndihmës e miratuar sot nga Senati amerikan nuk do ta ndihmojë Ukrainën.

“Kjo paketë nuk e ndihmon Ukrainën. Zgjatja e luftës nuk i ndihmon Ukrainës”, tha Musk gjatë një diskutimi me politikanët amerikanë në rrjetin social X, sipas Bloomberg.

Ai tha se shpreson që amerikanët të kontaktojnë kongresmenët e tyre të zgjedhur në lidhje me projektligjin e ndihmës në Ukrainë dhe t’i bindin ata që të mos e miratojnë atë.