Çeno:  Rusia përmes kukullave të saj në Ballkan do të krijojë konflikt, vizita e Blinken edhe për këtë

Në “Drejt” nga Luan Rama, Enri Çeno, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD u shpreh se interesi i vetëm për konfliktin në Lindjen e Mesme ka qenë i Rusisë dhe jo i vendeve fqinje se ato bënë marrëveshje me Izraelin.

Çeno: Interesi i vetëm për konfliktin në Lindjen e Mesme ka qenë i Rusisë dhe jo i vendeve fqinje se ato bënë marrëveshje me Izraelin. Rusia është i vetmi vend që ka interes që të hapte një tjetër valë vatër lufte për të hequr vëmendjen nga Ukraina.

Prandaj Moska me kukullat në Ballkan po tenton që të krijojë një konflikt në rajon. Prezenca e sekretarit Blinken është pikërisht për këtë çështje. Kurti është politikani i Kosovës më konsekuent në ato që thotë dhe bën.