Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO për të dëshmuar ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili ka dëshmuar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme në seancën ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit, të cilët akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.
Dëshmia e tij në këtë proces është bërë për shkak të një shkrese që SPAK ia ka dërguar Drejtorisë së Burgjeve, ku në qendër të vëmendjes ka qenë pikërisht Emiljano Shullazi.
Kjo letër adresuar Drejtorisë së Burgjeve ka pasur një numër të caktuar pyetjesh për të cilën Ismaili si titullar i këtij institucioni duhet të jepte përgjigje.
Në shkresë është vënë re se Drejtoria e Burgjeve përveç kthimit të përgjigjeve ka nisur hetim kryesisht mbi këto pyetje, e po ashtu ka dhënë detaje për të cilën SPAK nuk kishte shfaqur interesim.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga mbrojtja e Emiljano Shullazit, për të cilën ka kërkuar llogari tëk drejtori i Burgjeve se përse duhët te ketë përgjigje të tjera përpos atyrë që SPAK kërkonte të dinte.
Në përgjigje, Ismaili është shprehur se ashtu e kishte vlerësuar.
Përveç Ismailit një tjetër personazh u pyet nga GJKKO për një nga vrasjet e ndodhura në 2005-ën.

