VIDEO/ Zbulohet depo armësh në Vlorë, gjenden pistoleta, kallashnikovë dhe mina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2024, 13:54
Policia e Vlorës ka zbuluar një godinë në lagjen ‘10 korriku’, në të cilën ndodhen armë, mina e targa.
Siç shihet edhe në pamje në një moment dallohet kur ekspertët e kriminalistikës kanë në duar një prej armëve, ndërsa në anë qëndrojnë targa.
Deri më tani raportohet për një person të arrestuar.