Asambleja e PS-së, raporton i pari qarku i Tiranës, rezerva për Kavajën
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2024, 12:08
Në asamblenë e PS ka raportuar i pari qarku i Tiranës.
Drejtuesi i qarkut se bashku me drejtuesit e degëve përkatëse kanë raportuar lidhur me punën e tyre deri më tani.
Mësohet se rezerva kanë pasur për Kavajën, duke u nisur dhe nga fakti që kanë humbur zgjedhjet e 14 majit.
Kryeministri Rama ka kërkuar nga drejtuesi i qarkut Erion Veliaj, emrat e anëtarëve të degëve për të marrë masa.
Aktualisht po raporton qarku i Beratit.
