Vizita e Blinken në Tiranë, Shella: Përkon në një datë kur opinioni publik pret konkluzion për ''McGonnigal'', Rama paska miq të fortë
Drejtori i Infoçip, Gerti Shella në një intervistë në Ora News foli për vizitën e Blinken në Shqipëri. Shella u shpreh se vizita e Blinken në Tiranë ishte pothuajse e papritur dhe se është favorizuese për qeverinë.
Shella: Nëse përllogarisim rrethanën që në nëntor në SHBA janë zgjedhjet presidenciale, kjo mund të jetë edhe në vazhdën e një turi i cili përmbyll vizitat në vendet partnered he Shqipëria është një vend partner.
Në këtë kuptim, vizita nuk duhet parë përvec se një zhvillim i mirë dhe pozitiv, Blinken është numri dy i qeverisë amerikane.
Vizita e Blinken ishte pothuajse e papritur. Vizita është padyshim favorizuese për qeverinë, në cilindo plan.
Konfirmohet partneriteti që qeveria shqiptare ka me qeverinë më të fuqishme të planetit.
Vizita perkon ne nje date kur opinioni publik shqiptar per shkak te debatit te brendshem pret edhe nje konkluzion ne raport me gjyqin 2 te Mcgonigal.
Edhe nese eshte kjo nje vizite e vendosur posacerisht ne nje date te caktuar, do te thote qe kryeministri shqiptar ka miq te forte qe vejne ne levizje hiperstruktura planetare.
