Përballja e qarqeve/ Partitë e mëdha emërojnë drejtuesit e fushatave respektive për zgjedhjet e 2025-ës
Në tremujorin e dytë të vitit 2025 qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 140 deputetë te rinj e kësisoj edhe qeverinë e re që do ta drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Partia Socialiste e Edi Ramës tanimë i ka ndarë drejtuesit e qarqeve, por edhe PD e “Rithemelimit”, nga ana tjetër PD e Lulzim Bashës do të vendosë drejtuesit pas zgjedhjeve në parti.
Me këtë formacion politik nëse nuk do të ketë ndryshime Tirana do të jetë një qark i nxehtë ku Erion Veliaj do të ketë përballë Belind Këlliçin e Rithemelimit.
Të dy u përballën në zgjedhjet elektorale të 14 majit ku Këlliçi humbi përballë Veliajt.
Shkodra është një tjetër pikë e nxehtë një tjetër qark që ka përplasur palët në vijimësi sidomos pas zgjedhjeve të 14 majit 2023 ku PD humbi bastionin e saj, atje do të përballen dy gra, Elisa Spirtopali nga PS dhe Greta Bardelli nga “Rithemelimi”.
Durrësi është një tjetër qark i cili prodhon 14 mandate nëse vendoset që të shkohet në zgjedhje me këtë Kod Elektoral atje do të përballet Ardian Çela dhe Oerd Bylykbashi.
16 mandatet e Fierit do të duhet për ti ndarë Taulant Balla nga PS dhe Luan Baçi nga “Rithemelimi”.
Në Elbasan, një ndër qarqet më të nxehta, i cili ka prodhuar viktima në 2021 pritet të përballen Damian Gjiknuri nga PS dhe nënkryetari i “Rithemelimit”, Luçiano Boçi.
Në Vlorë e njohur ndryshe si një nga bastionet e PS pritet që të përballen Blendi Klosi nga PS dhe Bujar Leskaj nga “Rithemelimi”.
Kjo do të ishte përballja e zgjedhjeve në 2025 në këto kushte politike që ndodhet Shqipëria, por është e ende e paqartë se me çfarë logoje do të hyjë në zgjedhje rithemelimi në nëse gjykata nuk shprehet deri në 2025-n.


