Ervin Gonxhi “NXJERR” kontratën e “BBV3”: Zbulon cilat janë pikat më të vështira

Prej kohësh kanë qarkulluar zëra mes ndjekësve të “Big Brother VIP 3” se ekziston një kontratë mes banorëve të kësaj shtëpie dhe produksionit.

Thashethemet e përhapura kanë qenë nga më të ndryshmet, e ndonjëherë edhe nga më ekstremet.

Por të vërtetën e sqaron për herë të parë një nga ish-pjesëtarët e “BBV 3”.

Instrumentisti Ervin Gonxhi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News” të moderators Ester Bylyku, ku për herë të parë ka pranuar vërtetësinë e kësaj kontrate.

Ervini, madje, ka qenë konkurrenti i vetëm që ka zbuluar edhe njërën nga pikat më të vështira të kontratës, e cila sipas tij, shkelet vazhdimisht.

Madje ka përmendur edhe emrin e banorit që e shkeli së fundmi, por ka shpëtuar pa rënë në sy.

Ester Bylyku: Thuhet që ekziston një kontratë mes dy palëve, banorit që futet në “Big Brother VIP” dhe produksionit. Cila është pika më e vështirë e kësaj kontrate?

Ervin Gonxhi: Pika më e vështirë është që nuk duhet të cënosh tjetrin në “atë që është ai”. Dhe jo më larg se në këtë Big Brother është shkelur.

Kur dola nga shtëpia e BBV, pashë Gazin që i ka vënë një epitet Rikes, kur ajo po këndonte ai i vuri një epitet që nuk ishte fare i bukur.

Kjo është një nga pikat e kontratës që ti nuk duhet të merresh me tjetrin, çfarë është, si është dhe shumë të tjera.