“Meritoni planifikon të tradhtojë Ilnisën”/ Ervin Gonxhi zbulon lojën e tyre të fshehtë
Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga dasma e Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit, çifti i cili po bën bujë me dashurinë e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, dhe që tani dimë disa nga prapaskenat e tyre.
Ish-konkurrenti Ervin Gonxhi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News” ku në bisedën përballë moderatores Ester Bylyku, ka zbuluar gjithë të fshehtat e banorëve, përfshirë dhe të Ilnisës dhe Meritonit.
A janë ata një çift i mirëfilltë? Apo e gjitha kjo është vetëm një lojë?
Ester Bylyku: Cilat janë dy sekretet e Ilnisës?
Ervin Gonxhi: Ilnisa është zjarr, vdes të debatojë. Ka shumë qejf të kruhet me njerëzit, sado që dhe ajo ka të mirat e veta.
Ester Bylyku: Cilat janë dy sekretet e Meritonit?
Ervin Gonxhi: Është tip, është shumë i mirë, unë e dua shumë atë djalë. Por ai ka diçka, ka atë dashurinë tek femrat, njëherë shkon te njëra, një herë shkon te tjetra.
Ester Bylyku: Pra, e ka zemrën e madhe mund të fusë këdo atje? (qesh)
Ervin Gonxhi: Njërës i thotë “loqka ime”, tjetrës “zemra ime”, vetëm këtë ka si sekret Meritoni. (qesh)


