“U shfaq në koncert” ditën e eliminimit nga BBV, Ervin Gonxhi zbulon të vërtetën e posterit viral
Ervin Gonxhi, një nga instrumentistët më të famshëm të Shqipërisë, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News” përballë moderatores Ester Bylyku, ku zbuloi disa nga të pathënat e tij.
Ndër të tjera, Ervini zbuloi skemën e lojës së Sarës dhe Bardhit dhe arsyen pse e bënë lidhjen publike.
Por jo vetëm kaq, Gonxhi zbuloi një nga pikat më të vështira të kontratës së “Big Brother VIP”, duke u bërë kështu banori i parë që zbulon një detaj të tillë pas daljes nga shtëpia.
Gjatë intervistës, moderatorja Ester Bylyku e pyeti Gonxhin, edhe për një poster, i cili u bë viral ditën e eliminimit të tij nga “Big Brother VIP 3”.
Në rrjetin social “Tik Tok” nisi të qarkullojë një foto koncerti, ku thuhej se i pranishëm do të ishte dhe Ervin Gonxhi, dhe si për çudi Gonxhi përjashtohet nga kjo lojë pikërisht datën e koncertit.
Por si qëndron e vërteta?
Ervini u shpreh: “E kam parë atë poster dhe është e vërtetë që shkruhej se i pranishëm në atë koncert do të isha dhe unë. Unë kam një grup me të cilët performoj, dhe ne shkojmë së bashku. Edhe kur unë nuk jam i pranishëm, vendoset fotoja ime. Atë mbrëmje grupi ka qenë në Itali, ndërsa unë s’kam qenë i pranishëm në koncert. Pra, dalja ime s’ka qenë aspak e planifikuar”.


