VIDEO/ “Ndonjëherë të kërkoj me sy”/ Romeo bisedon me Heidin pas dasmës: Do ishim perlë…
Heidi Baci dhe Romeo Veshaj si gjithmonë të distancuar nga pjesa tjetër e banorëve kanë zhvilluar një bisedë pas dasmës tradicionale të organizuar nga “Big Brother”. Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i thanë ‘po’ njëri-tjetrit gjatë celebrimit që u bë mbrëmjen e djeshme.
Të ndarë në krevatet e tyre Romeo teksa i hidhte shikime të ëmbla Heidit i tregon se gjatë kohës kur Meritoni dhe Ilnisa po martoheshin ai kishte menduar se sa bukur do të dukeshin ata të dy në altar.
Më tej aktori nuk nguron ti tregojë Heidit se sa e rëndësishme është ajo për të në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Çfarë po mendon?
Romeo: Po mendoja se sa bukur do të ishte dukur ti atje lart (në altar)
Romeo: Po ti çfarë po mendon?
Heidi: Nuk ta them…
Romeo: Dua të të përqafoj
Heidi: Hajde më përqafo
Romeo: Se di çfarë do bëja pa ty dhe pa Lisin në këtë shtëpi.
Heidi: Skandal! Edhe unë po e mendoja kur ti ishe në gjumë… dhe çdo gjë më dukej bosh.
Romeo: Mua më pëlqen kjo gjëja, që të duket bosh pa mua, të betohem do të isha çmendur pa ty dhe Lisin, të betohem ndonjëherë të kërkoj me sy. Po rrija jashtë tek veranda dhe më kapi një fytyrë e qeshur një fytyrë idiote dhe po mendoja se sa bukur do të dukeshe ti atje lart. Po më thoshte Lisi që ne të dy do ishim perlë aty.
