VIDEO/ Djali i Jozefina Topallit i propozon për martesë modeles së njohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2024, 08:18
Cindy Marina dhe Genar Topalli kanë ndarë me ndjekësit e tyre një lajm shumë të bukur, ata do të shkojnë drejt altarit.
Çifti ka postuar në “Instagram” një video ku shfaqet djali i Jozefina Topallit teksa ulet në gjunjë para modeles së njohur dhe i propozon për martesë.
E teksa ulet në gjunjë, Genari nxjerr nga xhepi i xhaketës unazën me të cilën i propozoi Cindy-t.
Dhe padyshim që përgjigja e Cindy Marinës ka qenë “Po”.
Ajo ka postuar pamjet në rrjetin social “Instagram” shoqëruar me një emoji zemre.
View this post on Instagram
