Jo vetëm e kuqe, sugjerime për veshjen e Shën Valentinit, blogeri: Njerëzit do të rrezikojnë pak...
Festa e Shën Valentinit po afron ndërkohë që sot në edicionin e lajmeve në "Ora News", ishte i ftuar bloggeri Nini Feshti, i cili dha disa sugjerime se si mund të vishen çiftet në datën 14 Shkurt.
"Janë disa gjëra që janë kthyert në rregulla të pashkruara. Për Shën Valentin mendoj se njerëzit do të rrezikojnë pak. Mendoj se ngjyrat e kuqe dhe të zeza, dantellat apo korset dhe kmishat transparente tek meshkujt do të vishen më së shumti. Moda ka arritur në një pikë ku nuk ka më gjini. Është kthyer në një industri androgjene e cila po mikson gjinitë me njëra-tjetrën. Unë them se njerëzit nuk kanë pse shpenzojnë shumë. Besoj shumë tek riveshja, është më ekologjike dhe në momentin që ti shpenzon , do që atë që blen ta përdorësh", u shpreh blogeri.
