MISS ME “BURRË TË MARTUAR”/ Miss Japonia jep dorëheqjen! Shkak, zbulimi i historisë romantike me një burrë të martuar

Të ruash privatësinë duke qenë personazh publik është pothuajse e pamundur. Miss Japonia me origjinë nga Ukraina ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua në marrëdhënie me një burrë të martuar.

Modelja fituese e Miss Japonisë me origjinë nga Ukraina ka hequr dorë nga kurora e saj paslidhja e saj me një burrë të martuar u bë publike.

Karolina Shiino, 26 vjeç, u kurorëzua dy javë më parë, por fitorja e saj ndezi debat publik për shkak të trashëgimisë së saj.

Artikulli i bërë publik raportoi se Shiino kishte një histori rozë me një mjek të martuar. Ky e fundit nuk ka bërë asnjë koment publik.

Në përgjigjen fillestare ndaj raportit organizatorët e konkursit e mbrojtën bukuroshen, duke thënë se ajo nuk e dinte që burri ishte i martuar. Megjithatë të hënën, organizatorët thanë të kundërtën.

Kalorina kishte kërkuar falje që kishte mashtruar dhe organizatorët e kishin pranuar dorëheqjen e saj nga titulli.

“Më vjen vërtet keq për telashet e mëdha që kam shkaktuar dhe për tradhtinë e atyre që më mbështetën”, tha ajo.

Titulli i Miss Japonisë tani do të mbetet vakant për pjesën tjetër të vitit, megjithëse pati disa nënkampione. Konkursi e kishte kurorëzuar atë më 22 janar, personi i parë me prejardhje evropiane që iu dha ky nder.

Ajo ka lindur në Ukrainë para se të shpërngulej me nënën e saj në Japoni kur ishte pesë vjeç dhe të merrte mbiemrin japonez të njerkut të saj.

Ajo flet dhe shkruan rrjedhshëm japonisht dhe mori nënshtetësinë japoneze në vitin 2022.

“Nuk më kanë pranuar shumë herë si japoneze, por jam e mbushur me mirënjohje që jam njohur sot si e tillë”, tha ajo pas marrjes së kurorës.