Jerome Boateng ishte pranë kalimit te Bayerni, zbulon prapaskenën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 22:08
Jerome Boateng ishte shumë pranë Bayernit të Mynihut gjatë merkatos së dimrit, por çështjet e hapura gjyqësore kundrejt lojtarit me tipare defensive ndikuan negativisht.
Tashmë, në pozitën e lojtarit te Salernitana ka folur për këtë çështje: “Thomas Tuchel më donte në ekip, por nuk kishin të njëjtin mendim edhe drejtuesit, si përfundim u prish si operacion. Ndaj bavarezëve do jem falënderues përgjithmonë”, tha Boateng.
