Akuzohet për spiunazh, shkrimtari australian dënohet me vdekje në Kinë
Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një shkrimtar Australian, me akuza për spiunazh, 5 vite pas arrestimit.
Vendimi ka shkaktuar tension diplomatik mes dy vendeve
Shkrimtari australian Yang Hengjun është dënuar me vdekje nga një gjykatë kineze, pesë vjet pasi u arrestua dhe u akuzua për spiunazh.
Dënimi mund të zëvendësohet me burgim të përjetshëm pas dy vitesh, sipas zyrtarëve australianë.
Yang - një studiues dhe romancier që shkruante për çështjet e shtetit kinez i mohoi akuzat, të cilat nuk janë bërë publike.
Qeveria australiane thotë se është "e tmerruar" nga ky vendim.
Ministrja e Jashtme ka thirrur ambasadorin e Kinës në Australi për shpjegime për këtë zhvillim.
“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për ruajtjen e standardeve bazë të drejtësisë, drejtësi procedurale dhe trajtim njerëzor ndaj Yang, në përputhje me normat ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore të Kinës”, tha Penny Ëong.
"Të gjithë Australianët duan ta shohin të ribashkuar me familjen e tij. Ne nuk do të heqim dorë në mbrojtjen tone”, shtoi ajo.
Zyrtarët australianë kanë ngritur më parë shqetësime për trajtimin e tij, por ministria e jashtme e Kinës i ka paralajmëruar ata që të mos ndërhyjnë në këtë rast dhe të respektojnë "sovranitetin gjyqësor" të vendit.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Ëang Ëenbin u tha gazetarëve se rasti i Dr Yang ishte "trajtuar me rigorozitet" në përputhje me ligjin dhe se të drejtat e tij gjyqësore dhe konsullore ishin respektuar.
Mbështetësit e Dr Yang e kanë përshkruar ndalimin e tij si "persekutim politik".
Romancieri jetonte në Nju Jork, por udhëtoi për në Guangzhou në janar 2019 me gruan e tij dhe fëmijën e tyre kur u kap në aeroport.
Çështja e 58-vjeçarit është zhvilluar kryesisht me dyer të mbyllura që atëherë.
Paraburgimi i tij dhe ai i gazetarit australian Cheng Lei në vitin 2020 kontribuoi në përkeqësimin e lidhjeve midis Pekinit dhe Kanberrës, por këto marrëdhënie janë stabilizuar që nga ndryshimi i qeverisë në Australi në vitin 2022.
