Vrau shqiptarin, italiani punësohet në biznesin e familjes së tij. Lë qelinë dhe kthehet pas turnit në burg

Mirco Franzoni, italiani i cili në dhjetor të 2013 qëlloi për vdekje 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj, ka lënë ambientet e qelisë së burgut.

Franzoni, tashmë 40-vjeç është punësuar në biznesin e familjes së tij dhe do të lërë çdo ditë ambientete e burgut për të punuar dhe në përfundim të turnit do të rikthehet sërish në qeli.

Sipas gjykatës 26-vjeçari shqiptar ishte futur për të grabitur në shtëpinë e vëllait të Franzonit në Serle, në zonën e Breshias.

Sipas Giornale di Brescia, pak ditë më parë Franzoni ka marrë dritën jeshile për punë të jashtme nga burgu i Verzianos.

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 9 vjet e 4 muaj për vrasje me dashje, pavarësisht se gjykata e Brescias ka pohuar gjithmonë se ka qëlluar pas një sherri në rrugë, hajdutin, 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj.

Mirco Franzonin ndodhet në burg që prej 10 tetorit 2019.