Tentoi të shuante zjarrin në banesë, 43-vjeçari shqiptar në Itali pëson djegie të rënda dhe përfundon në spital

Një 43-vjeçar shqiptar, i cili ka tentuar të shuajë vetë zjarrin në banesën e tij, ka pësuar djegie trupore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai ndodhet i shtruar në terapi intensive në spitalin Circolo di Varese, raportojnë mediat italine.

Mbrëmjen e së shtunës, një shpërthim ndodhi brenda një shtëpie të pabanuar në Karbonat, e cila sapo ishte nxjerrë në ankand, e cila shkaktoi edhe një zjarr.

43-vjeçari, kur dëgjoi zhurmën që tronditi xhamat e lagjes dhe ngriti çatinë e ndërtesës, u fut me shpejtësi në pallat nga frika se dikush ishte brenda në pritje të shpëtimit, por mbeti vetë brenda duke luftuar me flakët.

Zjarrfikësit e komandave provinciale të Como dhe Varese ishin në vendngjarje.