VIDEO/ ''Ky është transmetimi im i fundit në televizion'', gazetari lë punën dhe i bashkohet ushtrisë së Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2024, 08:45
Prezantuesi i njohur televiziv në Ukrainë përmbylli edicionin e lajmeve duke u thënë shikuesve se do të lë punën e moderatorit për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Luftimet në Ukrainë së shpejti do të hyjnë në vitin e dytë, dhe në muajt e fundit nuk ka pasur avancime nga asnjëra palë e luftimeve.
Në fund të programit të lajmeve, Orest Drymalovksy, 29-vjeçar tha një lajm për shikuesit që askush nuk e priste.
Kjo është e gjitha për momentin.
Ky është transmetimi im i fundit, do t’u bashkohem Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha gazetari ukrainas.
Në një intervistë të mëvonshme ai deklaroi se ishte detyrë e tyre për t’u regjistruar në ushtri.
“Nuk ka rrugë tjetër për fitore”, tha gazetari ukrainas.
