VIDEO/ Policia britanike ide brilante për të pastruar rrugët nga keqbërësit, efektivët sillet si të dehur dhe…

Policia britanike ka gjetur një mënyrë aspak të pazakontë në mënyrë që të pastrojë rrugët nga grabitësit.

Duke u shtirur si të dehur, ata patrullojnë rrugëve të lagjeve më të rrezikshme të Britanisë, në përpjekje për të ‘joshur” hajdutët potencialë, pasi krijojnë përshtypjen e një preje të lehtë.

Në videon e publikuar në rrjetin social “X” nga “Nexta”, shihet një operacion i ngjashëm, ndërkohë që në momentin që policët sulmohen nga keqbërësit, kolegët e tyre ndërhyjnë duke neutralizuar situatën.