“Luftë” për jetën në vijën e frontit/ Materniteti i Donbasit përballet me rritje të lindjeve të parakohshme

Rreth 30 kilometra nga fronti, në Spitalin e Donbasit bëhet çdo ditë luftë për jetën! Ai është materniteti i vetëm i rajonit që mund të trajtojë lindjet para kohe, që janë dyfishuar që pas sulmit të Rusisë!

Krahas zërave të fëmijëve dëgjohen edhe shpërthimet e bombave. Që kur sulmet e Rusisë nisën rreth dy vite më parë, ky spital në Ukrainë, rreth 30 kilometra nga fronti nuk ka ndaluar kurrë së punuari.

Është i vetmi maternitet në të gjithë rajonin e Donbasit që ka njësi dhe inkubatorë për foshnjat e lindura para kohe

Të dhënat tregojnë se numri i fëmijëve të lindur para kohe është dyfishuar në rreth 20 % përgjatë vitit 2023, në krahasim me 10 % që ish para luftës.

“Pacientët tonë janë në një zonë gri të luftës, megjithatë numri i lindjeve para kohe është shtuar. Po ashtu janë rritur edhe patologjitë e lidhura me stresin, tha drejtori i maternitetit.

Për të garantuar jetën e të sapolindurve dhe nënave të reja, ky Spital ka të siguruar me forma të ndryshme energjinë elektrike edhe nëse e gjithë Ukraina do të ishte pa energji.

Për t’i paraprirë skenarëve më të këqij të luftës, bodrumet janë përshtatur për strehim.

Shumë dritare janë bllokuar me thasë më rërë!

Gati gjysma e nënave të reja në maternitetin e Donbasit i kanë burrat në luftë!

Numri i lindjeve është gati përgjsmuar, nga rreth 1000 para luftës, në 500 në vitin 2022 dhe 622 në vitin e dytë të luftës