Sulmet në Siri dhe Irak, Biden: Nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi!
Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj grupeve në Irak e Siri që sulmuan më parë ushtrinë amerikane.
Biden tha se kjo ishte vetëm nisja e përgjigjes së SHBA ndaj sulmeve, teksa shtoi se Amerikan nuk kërkon konflikt.
“Përgjigja jonë filloi sot. Do të vazhdojë në kohë dhe vende që ne zgjedhim. Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na dëmtojnë: nëse dëmtoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, tha ai.
Biden përsëriti deklaratën e tij në një postim në rrjetin social “X”.
“Sot, nën drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së goditën objektivat në Irak dhe Siri që IRGC dhe milicitë e lidhura përdorin për të sulmuar forcat amerikane. Ne nuk kërkojmë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por për të gjithë ata që kërkojnë të na dëmtojnë: Ne do të përgjigjemi”, shkroi Biden.
Today, at my direction, U.S. military forces struck targets in Iraq and Syria that the IRGC and affiliated militia use to attack U.S. forces.
— President Biden (@POTUS) February 2, 2024
We do not seek conflict in the Middle East or anywhere else in the world.
But to all those who seek to do us harm: We will respond.

