Kosova ndalon qarkullimin e dinarit, Bytyçi: Lidhet edhe me korrupsionin në Veri, ka ekonomi jo formale

Analisti, Seb Bytyçi në një intervistë në Ora News foli për vendimin e Kosovës për të ndaluar qarkullimin e dinarit serb. Bytyçi u shpreh se lidhet edhe me cështje si krimi dhe korrupsioni pasi ka dyshime se fondet që nisen nga Serbia për serbët në Kosovë përfundojnë në kanale korruptive.

Bytyçi: Mendoj se është një impakt jo vetëm simbolik por ka të bëjë edhe me shtrirjen e autoritetit të intitucioneve të Kosovës në këtë rast të Bankës Qëndrore.

Në veri ka ekonomi jo formale.

Gjë që lidhet edhe me cështje si krimi dhe korrupsioni.

Ka dyshime për korrupsion të madh për fondet që nisen nga Serbia në Kosovë për serbët e Kosovës ka dyshime që pjesa e madhe e tyre përfundon duke u zhdukur në kanale korruptive dhe ka dyshime se grupet e Radoicic financohen nga ato fonde.

Ka dyshime të mëdha për korrupsion.