Tirana konfirmon largimin e Albi Dokës, mbrojtësi do të nis një aventurë të re në Hungari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2024, 13:08
Mbrojtësi Albi Doka do të jetë lojtar i klubit hungarez Ujpesht.
Lajmi është konfirmuar nga ekipi i Tiranës në rrjetet sociale.
Bardheblutë falenderojnë futbollistin për kontributin dhe i urojnë suksese në aventurën e re.
Postimi i Tiranës:
Faleminderit Albi Doka
KF Tirana njofton transferimin e mbrojtësit Albi Doka në klubin hungarez të Ujpest FC.
Mbrojtësi 26-vjeçar u bashkua me klubin tonë në merkaton e verës nga klubi i Honved, teksa edhe në të shkuarën, ai ka mbajtur veshur fanellën bardh’ e blu, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Klubi i Tiranës falënderon Dokën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re!
