Isufi: Kryeministri teknik, jo politik shqiptar në RMV siç është premtuar 4 vite më parë
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 29 Janar 2024, 15:19
Analisti, Xhenur Isufi në një intervistë në Ora Neës foli për marrjen e detyrës së kryeministrit Talat Xhaferi në Maqedoninë e Veriut, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Isufi u shpreh se Talat Xhaferi është një kryeministër teknik dhe jo politik.
Isufi: Në fakt është më shumë simbolike, por në Maqedoninë e Veriut më konkretisht nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk shikohet edhe me aq pompozitet aq të madh.
Tek ne nuk ka marrë edhe aq shumë jehonë.
Kryeministri shqiptar si premtim ka qenë një gënjeshtër.
Ky është kryeministër teknik shqiptar dhe jo politik sikur BDI kishte premtuar.
