Sulmohet me gurë autobusi i Kosovës në Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2024, 19:35
Në media raportohet për një incident të rëndë të regjistruar në Serbi pasditen e sotme.
Në Kurshumli të Serbisë është qëlluar me gurë në drejt të një autobusi me targa të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga agjencia turistike që disponon pronësinë e mjetit të transportit.
Deri më tani raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.