Kryeministër shqiptar në RMV, Mexhiti: Në fushatën zgjedhore u premtua një kryeministër politik dhe jo teknik
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 29 Janar 2024, 13:31
Kreu i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti në një intervistë në Ora News foli për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti u shpreh se në fushatën zgjedhore është premtuar që do kemi një kryeministër politik dhe jo teknik.
Mexhiti: Nuk është komform asaj që është premtuar në fushatën zgjedhore.
Kjo pasi në fushatën zgjedhore është premtuar që do kemi kryeministër politik dhe jo teknik.
Kryeministri teknik ka një marrëveshje që ndodh para cdo cikli zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.
Kjo qeverisje që bëhet para zgjedhjeve nuk është qeveri politike por është qeveri vetëm për organizmin e zgjedhjeve.
Ky Kryeminsitër është teknik dhe nuk ka të drejtë të sjellë vendime politike.
