VIDEO/ Liverpooli fiton me 5 gola duelin e FA CUP kundër Norwich
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2024, 21:23
Liverpooli kualifikohet në raundin e 1/8-ve të FA Cup pas suksesit 5-2 ndaj Norwichin që garon në Championship.
Jones zhbllokoi sfidën pas çerek ore lojë, por miqtë barazuan me anë të Gibson pak minuta më vonë. Uruguaiani Nunez riktheu Liverpoolin në avantazh gjashtë minuta më vonë.
Diogo Jota realizoi të tretin sapo nisi pjesë e dytë, ndërkohë që pati festë edhe për Van Dijk (pak minuta më vonë. Sainz shënoi golin e dytë për “Kanarinat”.
Vendasit shënuan edhe të pestin në minutat shtesë me Gravenberch. Në raundin tjetër, skuadra e Klopp do të përballet me fituesin e çiftit Watford-Southampton.


