Zyberaj pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit: Shpifjet e të pavërtetat duhet të luftohen vazhdimisht

Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit, për vrasjen e Liridona Ademaj.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, Zyberaj ka thënë se analistët jo profesional kanë projektuar rrëfime të paqena për ish-presidentin, Behgjet Pacolli, dhe se këto shpifje duhet të luftohen.

“Shpifjet, shantazhet dhe të pavërtetat dashakeqe te krijuara nga nje gjuhe mercenare e qellimshme duhet te luftohen vazhdimisht.

Analistë pa kredo profesionale kane projektuar rrefime te paqena ndaj Presidentit Behgjet Pacolli pas vrasjes mizore te Liridona Adeamjt”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka akuzuar Arian Currin, analist, se ka shpifur, ndërsa Grida Dumën si mbrojtëse të Currit.

“Arian Curri, një i ashtuquajtur analist, qe thirrej ne burime te prokurorise por edhe Grida Duma qe e arsyetonte dhe mbronte kete shpifes a kane ndonje spjegim tash? Sepse pas publikimit te dosjes nga gazetari Vehbi Kajtazi, po del qe te gjitha thirrjet e Currit ne burime brenda prokurorise ishin shpifje dhe skeme e miremenduar.

Arjan Curri i ngjason shume nje monstrumi si Naim Murseli. Te perbashket e kane planifikimin. Perderisa Murseli planifikoi vrasjes mizore te gruas se tij, Curri planifikoi demtimin e imazhit te Pacollit nepermjet nje skeme te miremenduar. Madje thirrej ne burime te prokurorise se Kosoves”, shkori Zyberi.

“Eleminimi i skemave te shantazhit dhe shpifjes është kusht i domosdoshem profesional, qe nuk duhen toleruar asnjehere dhe kurr”.