Policia serbe ndalon të bijën e Sanduloviç pas homazheve në Prekaz, politikani: Regjimi i Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time
Politikani serb Nikola Sanduloviç, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ bën me dije se vajza e tij është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare të Merdarës, pak pasi ajo ka kryer homazhe në te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryetari i Partisë Republikane Serbe thotë se vajza e tij nuk është lejuar të kthehet në Serbi dhe se po mbahet nga regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit.
“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën.
Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se dhe vetë Sanduloviç u dhunua barbarisht dhe u burgos pas homazheve në Prekaz.
The dictatorial regime of Aleksandar Vucic continues to persecute my daughter Klara. The police are holding her together with the officials of the Republican Party at the Merdare border crossing and do not allow them to enter Serbia.@aliciakearns @MichaelPolakLaw @David_Cameron
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) January 27, 2024
