“Shokut tim të jetës”/ E bija e Dritëro Agollit publikon foton e shkrimtarit me mikun e tij të pushkatuar: E mbante të fshehur në ...

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Diëro Agoli, Elena Agolli ka publikuar sot një foto të të atit me mikun e tij Fadil Kokomani, me të cilin kishin studiuar bashkë në Bashkimin Sovjetik.

Kokomani u dënua dhe më pas u pushkatua.

Ajo ka zbuluar se Dritëroi e mbante fotografinë bashkë me dedikimin e veçantë, në një çantë të mbyllur me dry e kode, të fshehur mes gazetave dhe shkrimeve të shkrimtarit.

“Shokut tim të jetës”/ E bija e Dritëro Agollit

“Fadil Kokomani, bashkëstudent dhe mik i Dritëroit, për disa vite gazetar në Radio Tirana (vitet 1958-1963) pas kthimit nga BS, i dënuar me burgim në Spaç për 16 vjet, si i dënuar politik dhe më pas pushkatuar së bashku me gazetarin dhe mikun tjetër Vangjel Lezho.

Kjo foto me shënimin në anën e prapme të saj mbahej në atë çantën me dryn e kode, e fshehur mes gazetave e shënimeve të babit, çantë e cila ishte e paarritshme për ne.

Kjo zonë e paarritshme ishte në dhomën e gjumit të prindërve e aty mbaheshin gjërat sekrete që syri ynë kurioz nuk duhej t’i shihte.

Së bashku me Tanin, vëllain, e kishim kuptuar që pëshpërimat e prindërve ose veprime që tradhtonin sinqeritetin e tyre te komunikimit me ne, dëshmonin ekzistencën e një qoshku të tillë në apartamentin tonë në Rrugën e Dibrës apo rrugën e Barrikadave siç edhe thirrej shpesh …

10-11-1953

Kujtim!

Shokut tim të jetës e të universitetit, Dritëro nga Fadili. Le të kujtojë kjo fotografi, Dritëro, jetën tonë në B.S, gëzimet ndoshta dhe zënkat e vogla -por të ndreqshme -tonat. Le të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të shoqërisë tonë FADILI.”, shkruan Elona Agolli.

“Shokut tim të jetës”/ E bija e Dritëro Agollit